Diagnostifikimi më i mirë me ultratinguj

Samsung HERA W10

Samsung HERA W10 është makina ekografike 5D dhe arritja teknologjike më e re dhe më e sofistikuar në fushën e diagnostikimit mjekësor.

Nëpërmjet ekos 5D, prindërve në pritje u mundësohet që në barkun e nënës  të shohin fëmijën e tyre, fytyrën dhe buzëqeshjen e tij, duke lëvizur krahët e tij. Dashuria për fëmijën tuaj të palindur nuk është më e verbër.

Makina ekografike 5D Samsung HERA W10 përmes funksionit 3D XI mundëson shfaqjen e trurit dhe organeve të brendshme të fetusit, ashtu si në tomografinë kompjuterike dhe rezonancën magnetike. Për shkak të të gjitha këtyre performancave dhe avantazheve të jashtëzakonshme, kjo pajisje zgjeron shumë mundësitë e diagnostikimit dhe saktësinë klinike.

Skip to content