Dokumentet e nevojshme për fekondim in vitro

Për gruan:

 

  • Ekzaminimi kolposkopik me PAP – test

  • Eko Doppler me ngjyra të mitrës dhe vezoreve

  • Ekzaminimet e mitrës dhe tubave fallopiane: HSG, HSS, HCS, LPSC

  • Gjendja hormonale (dita e tretë e ciklit): FSH, LH, Estradiol, Prolaktinë dhe në fazën luteale Progesterone, FT-4, TSH (jo më e vjetër se 6 muaj e kryer në repartin IN-VITRO – Spitali “Dr. Organxhiski”)

  • Grupi i gjakut dhe faktori – Rh

  • Testi për HIV, Hepatitin “B” dhe “C” (jo më i vjetër se 6 muaj)

  • Brisa mikrobiologjike për klamidia, mikoplazma, ureoplazma, bakteret patogjene

  • Analizat biokimike: SE, Sheqeri, pasqyra e gjakut, hepatogrami, ureja, kreatinina, statusi i lipideve dhe urina

Për bashkëshortin:

  • Spermogrami i realizuar ne repartin IN-VITRO – Spitali “Dr.Organxhiski” me 2-5 ditë abstenim nga marredheniet seksuale.
  • Ekzaminimi bakteriologjik i spermës
  • Grupi i gjakut dhe faktori – Rh
  • Testi për HIV, Hepatitin “B” dhe “C” (jo më i vjetër se 6 muaj)
Skip to content