Inseminimet

Inseminimi intrauterin

  • Inseminimi intrauterin është një metodë mjaft e thjeshtë e inseminimit me anë të së cilës materiai pra sperma e përgatitur paraprakisht nga partneri mashkull futet në mitër gjatë ovulacionit, duke rritur gjasat për fekondim dhe ngjizje.
  • Gruaja stimulohet me ilaçe për të prodhuar më shumë qeliza vezë. Kur përdoret mjekimi për stimulim, gruaja duhet të kontrollohet me ultratinguj dhe nëse është e nevojshme të përcaktohet niveli i disa hormoneve në gjak.
  • Kur folikulat do të arrijnë një madhësi të caktuar, jepet një stop injeksion për të nxitur ovulimin. Në kohën e ovulacionit të pritshëm, sperma përpunohet në një laborator dhe pajisje të posaçme për këtë qëllim.
  • Gjatë përpunimit, spermatozoidet ndahen nga përbërësit e tjerë të lëngut seminal. Procedura zgjat nga 60 deri në 120 minuta.
  • Sperma e përgatitur që përmban vetëm spermatozoa me lëvizje të shpejtë injektohet në kanalin e qafës së mitrës ose brenda vetë mitrës me një kateter të hollë dhe të butë.
  • Inseminimi është një procedurë pa dhimbje. Gruaja qëndron në karrigen gjinekologjike për 15 minutat e ardhshme. Rreziku i komplikimeve gjatë inseminimit intrauterin është jashtëzakonisht i rrallë.

 

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Skip to content