Faza e dilatimit (zgjerimit) të qafës së mitrës;
– Periudha e parë e lindjes është më e gjata. Kontraksionet në këtë fazë bëhen më të forta dhe hapin gradualisht qafën e mitrës dhe lejojnë fëmijën të zbresë në legen dhe kanalin e lindjes. Periudha e zgjerimit të qafës së mitrës ndahet në fazë latente dhe fazë aktive. Fillimi i fazës latente përcaktohet si pika në të cilën nëna fillon të ndjejë kontraktime të rregullta dhe te shumica e grave përfundon në 3 deri në 5 cm zgjerim. Gjatë kësaj faze:
– Mund të ndjeni kontraktime mesatare, të cilat vijnë dhe shkojnë çdo 5 deri në 15 minuta dhe zgjasin nga 45 deri në 60 sekonda.
– Mund të vëreni shfaqjen e një skorbuti të rrallë. Nëse shfaqet gjakderdhje në masë të madhe, menjëherë duhet të shkoni në mjek.
– Faza aktive fillon kur kontraktimet bëhen të rregullta dhe qafa e mitrës zgjerohet 3 deri në 5 cm. Tani është koha për të shkuar në maternitet.
– Nëse keni ardhur në maternitet përpara fillimit të fazës aktive të lindjes, mund t’ju kthejnë në shtëpi dhe t’ju thonë të vini përsëri.
Faza e lindjes së fetusit;
– Periudha e dytë e lindjes është faza kur në fakt do të lindë foshnja. Kjo fazë zakonisht zgjat 1-2 orë. Qafa e mitrës zgjerohet plotësisht dhe fillon tendosja gjatë të cilës ju duhet ta “shtyni” fëmijën jashtë. Mjeku dhe mamia do t’ju shpjegojnë se duhet të merrni frymë thellë, të mbani ajrin dhe më pas të tendosni. Gjatë kësaj faze, mjeku dhe mamia vendosin nëse do të kryejnë ose jo një epiziotomi (prerja e perineumit për të lehtësuar daljen e foshnjës dhe për të parandaluar një ndarje më të madhe të perineumit).
Faza e nxjerjes nga placenta;
– Në fazën e tretë, placenta, përmes së cilës foshnja ushqehej në mitër, nxiret jashtë trupit të nënës. Kjo është faza më e shkurtër dhe zakonisht zgjat 5-30 minuta pas lindjes së foshnjës. Ju do të ndjeni përsëri kontraktime, të cilat tani janë më pak të dhimbshme dhe më të shkurtra, dhe mamia do të ndihmojë që placenta të dalë ose do t’ju thotë të tendosni përsëri, kështu që ky proces nuk duhet të jetë në veçanti i pakëndshëm.
Faza e monitorimit pas lindjes.
– Në fazën e fundit, të katërt, pacientja pas lindjes qëndron në boks për dy orë për të vëzhguar gjendjen e saj pas lindjes duke monitoruar parametrat jetikë. Pas përfundimit të kësaj faze do të vendoseni në një nga dhomat VIP të repartit.
Оваа веб-страница користи колачиња за да го подобри вашето корисничко искуство додека се движите низ веб-страницата. Од нив, колачињата кои се категоризирани како неопходни се зачуваат на вашиот прелистувач бидејќи се неопходни за работа на основните веб функционалности