Procedura ICSI

ICSI është një procedurë që është një modifikim i fekondimit in vitro. Gjatë fekondimit in vitro, spermatozoidet fekondojnë vezët vetë, dmth. konsiderohet fekondim spontan i të dy qelizave seksuale. ICSI bëheT me ndihmën e teknologjisë së lartë, mikroskop special dhe mikromanipulator i ngjitur, kapet një qelizë vezë dhe një spermatozoid, të cilat më pas bashkohen me ndihmën e mikromanipulatorit, d.m.th. spermatozoidi injektohet direkt në vetë vezën.

Shpesh shtrohet pyetja nëse ka rrezik për foshnjën, e ngjizur me metodën in vitro?

Fëmija i parë i ngjizur me metodën me ICSI lindi në vitin 1992. Sot kjo procedurë bëhet në të gjithë botën dhe është vërtetuar kategorikisht se nuk ka rritje të përqindjes së sëmundjeve, vdekshmërisë, anomalive kongjenitale tek fëmijët e ngjizur me këtë metodë.

Skip to content