Ekzaminimet me gjinekologët tanë janë të detyrueshëm, dhe ato përfshijnë:
Për pacienten nevojiten:
Për bashkëshortin/partnerin është e nevojshme:
Inseminimi është metoda e zgjedhjes që bëhet në rastin e infertilitetit që nuk është shumëvjeçar; , pacientja është e re – deri në 35 vjeç dhe ka një numër të mjaftueshëm folikula antrale; tubat fallopiane janë të kalueshme; Spermogrami diagnostikohet si “Normozoospermia”, “Asthenozoospermia” ose “Oligozoospermia” e shkallës së lehtë.
Inseminimi në fakt është një proces natyror i asistuar. Me ndihmën e tabletave bëhet stimulimi i lehtë për të përftuar një ose dy folikula. Kur folikulat arrijnë një madhësi prej 16-18 mm, bëhet i ashtuquajturi “stop injeksion “, i cili do të ndihmojë të ketë ovulacion të sigurt.
Në ditën kur është caktuar inseminimi, bashkëshorti juaj duhet të japë farën në një enë sterile për këtë qëllim. Fara përpunohet dhe vetëm spermatozoidet më të mira futen direkt në mitër duke përdorur një kateter të veçantë. Brenda 10-15 minutash, spermatozidet do të hyjnë në tubat fallopiane dhe do të ndodhë fekondimi. Dobësitë e kësaj metode janë se nuk kemi informacion nëse ka vezë në folikulat apo nëse ka ndodhur fekondimi.
Në të gjitha rastet e tjera të:
Një spermogram me numër të vogël të spermatozoideve të lëvizshme dhe me numër të reduktuar në përgjithësi, me numër të reduktuar të spermatozoideve me morfologjinë e duhur, në atë rast rekomandohet të mos humbet kohë e çmuar dhe të përgatitet menjëherë për in vitro! Ne do të bëjmë zgjedhjen e trajtimit në marrëveshje me ju, në varësi të çdo rasti individual.
Në Spitalin “Dr.Organxhiski” bëhet HSSG, Hystero-sono-salpingografia. Kjo procedurë është pa dhimbje. Bëhet duke injektuar gradualisht 20 ml lëng në mitër duke përdorur një kateter të hollë. Lëngu hyn në tubat fallopiane dhe në fund derdhet pas tyre. Mund të ndjeni një shqetësim të lehtë në momentin e injektimit të lëngut. Nëse tubat fallopiane janë të bllokuara, ndihet dhimbje gjatë së cilës procedura ndërpritet dhe rekomandohen analiza të tjera.
Kjo diagnozë do të thotë se ka:
Nuk ka nevojë që të shqetësoheni, por duhet të trajtohet:
Përfshini frutat e thata farore në dietën tuaj! Ulni stresin!
Kontrolli duhet të bëhet pas një deri në dy muaj. Nëse nuk ka përmirësim, duhet të mendoni për in vitro!
Unë kam marrë pëlqimin për IVF në barë të fondit.
Cila është procedura nëse vendosim ta përdorim te ju?
A kemi harxhime shtesë?
Spitali “Dr. Organxhiski” – Shtip ka marrëveshje bashkëpunimi me Fondin. Do të jetë kënaqësi nëse ju na zgjidhni, që së bashku të arrijmë qëllimin tuaj – pasardhës të shëndetshëm. Nëse nuk keni qenë më parë në spitalin tonë, caktoni një takim me gjinekologët tanë dhe sillni me vete pëlqimin nga Fondi! Gjithashtu, sillni të gjitha provat që keni bërë dhe dorëzuar në Fond! Infermieret tona do t’ju hapin një dosje në të cilën do të vendosim të gjitha fotokopjet e ekzaminimeve/analizave.
Në të njëjtën kohë, caktoni një “spermogram” për bashkëshortin tuaj dhe kujdes këshillën që të përmbaheni nga marrëdhëniet për 2-5 ditë! Duke vepruar kështu, do të bëhet një plan për trajtimin tuaj dhe ne do t’ju japim udhëzime se kur të filloni dhe kur të kërkoni një rekomandim specialist nga gjinekologu juaj amë.
Ndoshta do të ketë nevojë për disa ekzaminime shtesë, por do të jeni të informuar siç duhet. Kushtojini vëmendje vlefshmërisë së Pëlqimit të marrë – ai është i vlefshëm për gjashtë muaj nga dita e miratimit. Nëse përdorni deri në 22 ampula për shtypje dhe deri në 30 shishe për stimulim (aq sa miraton Fondi), nuk keni harxhime shtesë. Nëse ka nevojë për të përdorur më shumë ampula (kryesisht, ky rast ndodh te pacientët me rezervë ovariane të reduktuar), do të duhet të paguani shtesë.
Për të gjitha detajet do të informoheni në kohën e duhur.
Më sqaroni të gjithë procedurën!
Çfarë duhet të pres?
Nga dita e dytë e ciklit filloni me tableta “Jasmin” ose “Microginin”, pra pini një tabletë çdo ditë në të njëjtën kohë. Kur jeni me tableta 16-17, caktoni një ekzaminim! Vezoret duhet të jenë të pastra pa praninë e një cisti.
Ju filloni me ampula për ndrydhje, duke qetësuar vezoret – çdo mëngjes ju shpoheni dy gishta rreth kërthizës. Këto ampula aplikohen shumë thjesht, ne do t’ju trajnojmë se si t’i aplikoni vetë. Tabletat i pini deri në fund, përveç nëse mjeku ju thotë ndryshe. Pas 5-7 ditësh ju do të keni menstruacione, të cilat mund të jenë më të dobëta, por mos u shqetësoni, thjesht na njoftoni!
Në ditën e tretë të ciklit që vini për ekzaminim, bëhet një ekografi e shkurtër për të parë që vezoret janë të qeta. Kontrollohen hormonet. Filloni me ampula për stimulim të kontrolluar që vihen pasdite. Mjeku përcakton dozën dhe si dhe kur të vini për kontrollin e radhës. Stimulimi zakonisht zgjat 8-9 ditë, pas së cilit mjeku përcakton se kur duhet të aplikohet injeksioni Stop. Ne caktojmë punksionin pas 36 orësh. Ditën e punksionit vini pa ngrënë dhe pa pirë, një orë para ndërhyrjes, e cila kryhet nën ndikimin e anestezisë intravenoze afatshkurtër – nuk do të ndjeni dhimbje!
Ju do të merrni informacione se sa vezë kemi marrë dhe bashkëshorti juaj do të duhet të lërë spermë. Do t’ju përshkruhet terapia që duhet ta merrni gjatë gjithë kohës deri në testin e shtatzënisë. Kjo ditë është e ashtuquajtura dita O, që do të thotë se duhet të pushoni. Mund të ndjeni dhimbje, por mos u shqetësoni! Dhimbja do të zhduket ose zvogëlohet ditën tjetër. Thjesht jini të relaksuar. Çdo ditë do të merrni informacion nga embriologët tanë se sa qeliza janë fekonduar dhe cila është ndarja e embrioneve.
Dita e parë është dita kur shihni se sa vezë janë fekonduar. Fekondimi shihet nga prania e dy pronukleuseve – një nga të dy prindërit. Në ditën e dytë, embrionet ndahen në katër blastomere. Është e mundur që të ketë ndarje të ndryshme, disa në dy, tre ose më shumë blastomere. Në ditën e tretë, embrionet ideale ndahen në tetë blastomere, të barabarta në përmasa dhe të ndara siç duhet. Nëse embrionet kanë disa parregullsi, në formën e një numri të ndryshëm blastomeresh, praninë e fragmenteve, mos u zhgënjeni! Të gjitha embrionet i mbajmë në të njëjtat kushte, që në fund të zgjedhim më të mirët. Në ditën e katërt, embrionet janë në fazën e morulës ose të ngjeshjes. Dita e pestë – Embrionet janë në fazën e Blastocistit. Është dita kur bëhet Transferimi i Embrionit – momenti më i rëndësishëm dhe më i bukur i gjithë procesit, më saktë – kthimi i një ose dy embrioneve më të bukur në mitër. Embrionet kthehen me ndihmën e një kateteri të hollë, në një vend të përcaktuar saktësisht, gjatë të cilit nuk do të ndjeni dhimbje. Ju do të qëndroni në spitalin tonë për një orë, pas së cilës do të shkoni në shtëpi.
Është e dëshirueshme që në dy ditët e ardhshme të relaksoheni dhe të pushoni, sepse në ato ditë pritet që të ndodhë implantimi – vendosja e embrionit në mitër. Ditët në vijim mund të punoni nëse vendi juaj i punës nuk përfshin punë të rënda fizike apo stres mendor. Përndryshe, gjinekologu amë do t’ju shkruajë pushim mjekësor për 15 ditë.
Pas 14 ditësh, bëni një test gjaku të shtatzënisë. Nëse është pozitiv, vazhdoni me terapinë më tej dhe caktojmë ekzaminimin me ultratinguj për 7-10 ditë kur konstatohet prania e një ose dy sakusave.
Fekondimi mund të bëhet me IVF klasik – kur spermatozoidet e përpunuara u shtohen të gjitha vezëve të përftuara duke përdorur të ashtuquajturën metodë Swim up. Duke vepruar kështu, spermatozoidet pritet të depërtojnë në vezë dhe t’i fekondojnë ato. Kjo metodë aplikohet tek pacientët që kanë një spermogram normal me një numër të mjaftueshëm spermatozoidësh.
ICSI (injektimi intracitoplazmatik i spermës) është një metodë që bëhet me ndihmën e një mikroskopi invert- zgjidhet një spermatozoid dhe injektohet në qelizën vezë. Kjo metodë zbatohet kur ka një numër më të vogël të spermatozoideve, një numër më të vogël të qelizave, nëse fekondimi nuk është arritur më parë me IVF klasike.
Gjithashtu, në rastin e përdorimit të materialit të donuar, vezëve ose spermatozoideve, detyrimisht duhet të përdoret ICSI.
Ligjërisht shtë e specifikuar se mund të transferohen maksimumi dy embrione. Nëse ka dy përpjekje të pasuksesshme IVF, lejohen të merren tre embrione.
Nëse ka më shumë embrione me cilësi të mirë, blastociste, ju keni mundësinë t’i krioponi dhe t’i ruani për përpjekjen e radhës. Në Spitalin tonë aplikohet metoda e vitrifikimit – e cila ka një përqindje të lartë suksesi dhe mbijetese të embrioneve.
Nëse nuk mbeteni shtatzënë, keni mundësinë të kaloni të gjitha fazat e fekondimit in vitro dhe të fitoni një shans tjetër.
Nëse mbeteni shtatzënë me një fëmijë, embrionet do të presin pëlqimin tuaj për një fillim të ri kur ju të jeni gati
Në rast se keni rezervë ovariane të reduktuar, gjinekologu mund t’ju sugjerojë të kryeni një punksion gjatë një cikli spontan – pa stimulim ose me stimulim të lehtë, fitohen një ose dy folikula.
Nëse ka njëqelizë vezë në to, ajo fekondohet duke përdorur metodën ICSI.
Mund ta provoni çdo muaj, nuk ka nevojë për pushim mes dy procedurave si me ciklet e stimuluara.
Për të importuar qeliza vezë të donuara, është e nevojshme të merrni pëlqimin nga Komisioni Shtetëror për FAB, pasi të keni gjetur më parë një donues që përputhet me karakteristikat tuaja: ngjyra e syve, flokët, grupet e gjakut, gjatësia. Për ju është e rëndësishme që i njëjti donator nuk importohet dy herë në Maqedoni. Është e nevojshme të bëhet një ekzaminim dhe të sjellë rezultat nga AMH – specialistët tanë duhet të paraqesin një Mendim Profsional në bashkangjitje me dokumentat e tjera:
Pas marrjes së Pëlqimit, vijon importi, i cili mund të zgjasë disa muaj, por kini durim! Bej kujdes! Fondi nuk miraton fonde për materialin e dhuruar – ju e siguroni vetë.
Ndërkohë, nëse nuk keni menstruacione, gjinekologët tanë do t’ju përshkruajnë një terapi që do ta merrni çdo muaj për ta marrë dhe endometriumi juaj do të jetë i pranueshëm për embrionet që do të marrim.
Është e nevojshme të bëhen tre spermograma. Nëse të gjitha tregojnë mungesë të spermatozoideve, pason një test hormonal. Më pas bëhet biopsia e testisit dhe kariotipi.
Këto dokumente i bashkangjiten Mendimit Profesional:
Pas marrjes së Pëlqimit, vijon importi, i cili mund të zgjasë disa muaj, por kini durim!
Për procedurën in vitro në rastin e spermatozoideve të donuara, procedura është e njëjtë. Spermatozoidet shkrihen në ditën e punksionit dhe vezët fekondohen me to, ekskluzivisht me procedurën ICSI – një spermë injektohet në një vezë.
Оваа веб-страница користи колачиња за да го подобри вашето корисничко искуство додека се движите низ веб-страницата. Од нив, колачињата кои се категоризирани како неопходни се зачуваат на вашиот прелистувач бидејќи се неопходни за работа на основните веб функционалности