Spitali i specializuar për gjinekologji dhe obstetrikë Dr. “Organxhiski” është spitali i parë privat në Maqedoninë lindore. Funksionimi i tij filloi si ordinancë e krijuar në festën kishtare të Virgjëreshës së Vogël, më 21 shtator, në të largëtin vitin 1992 nga prim. Dr Vanço Organxhiski. Ishte klinika e parë private gjinekologjike në R e Maqedonisë. Gjendet në qytetin e Shtipit, që është qendra gjeografike dhe administrative e Maqedonisë lindore. Për këto 32 vite ordinanca është shndërruar në një brend të njohur në mbarë Maqedoninë dhe përtej kufijve të saj, duke u shndërruar në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë Dr. “Organxhiski” i themeluar nga prim. Dr. Vanço Orgaxhiski dhe Dr. Stojan Orgaxhiski.
Që kur eksistojmë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj problemeve të ngjizjes duke hapur qendrën për IN VITRO, lindje normale, lindje cezariane, operacione laparoskopike dhe histeroskopike dhe kirurgji të hapura, të gjitha ekzaminimet gjinekologjike dhe obstetrike dhe metodat diagnostike, laborator modern. Spitali ka dy salla operacioni të pajisura me teknologji të lartë, kujdesin intensiv, sallën e lindjes të ndërtuar sipas standardeve më të larta, dhomën intensive për foshnjat, dhomën e pritjes 230 m2, seksionin poliklinik, qendër për fekondimin in vitro, sterilizimin më modern. Ngrohja dhe ftohja e spitalit bëhet me pompa nxehtësie të projektuara për spitalin dhe ajër të pastër në të gjithë spitalin që vjen përmes dhomave të kondicionimit të projektuar posaçërisht për prodhimin e ajrit të pastër.
Pas spitalit tonë “Dr. Organxhiski” qëndrojnë 32 vite përvojë e madhe, punë e palodhur dhe rezultate të shumta të suksesshme dhe të dukshme. Prandaj Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë Dr. “Organxhiski” Shtip ka fituar besimin tuaj dhe meriton t’ua besojë shëndetin tuaj punonjësve të tij.
Оваа веб-страница користи колачиња за да го подобри вашето корисничко искуство додека се движите низ веб-страницата. Од нив, колачињата кои се категоризирани како неопходни се зачуваат на вашиот прелистувач бидејќи се неопходни за работа на основните веб функционалности